Ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në ambientet e paraburgimit të Durrësit këtë të hënë. Pjesë e takimit ishin edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasoëitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon Kryetarin Veliaj. Në një deklaratë për mediat Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.