Grupi i ekspertëve i ngritur nga komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave dhe luftës antikorrupsion ka gjetur disa problematika në sistemin e drejtësisë që cenojnë një proces të rregullt dhe të drejtë ligjor për qytetarët. Mes problematikave të hasura ishte edhe mbrojtja e qytetarëve nga avokatët e caktuar kryesisht, që janë ata që ofrohen falas nga shteti për personat që nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë vetë një avokat.