Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i kërkuan gjykatës së posaçme të pezullojë procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij dhe të çojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese pretendimin që ata kanë. Mbrojtja ligjore e Hajrit iu drejtua me kërkesë gjykatës me pretendimin se një nen i Kodit Penal, që akuzon klientin e tyre është antikushtetues.