Dhoma e Avokatisë ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të miratuar hartën e re gjyqësore. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se hapi i tyre final do të jetë Gjykata Kushtetuese. Haxhia theksoi se ankimimin e tyre do ia paraqesin edhe institucionit ndërkombëtar të Avokatëve në Bashkimin Europian.