Pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli I Lartë Gjyqësor, ka reaguar Dhoma e avokatisë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, teksa e konsideron hartën e re në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta, paralajmëron bojkotim të seancave gjyqësore nga data 14 deri më 17 qershor.