Top News – Avioni ushtarak rus përplaset me pallatin /Një tjetër poshtërim për Putinin, 13 të vdekur
18/10/2022 11:13

Të paktën 13 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytezën jugore të Rusisë, Jeisk, kanë thënë zyrtarët. Dy pilotët e aeroplanit Su-34, kanë dalë jashtë tij, para se aeroplani të godiste ndërtesën dhe të shkaktonte një zjarr të madh. Ministria ruse për Emergjenca ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e viktimave. Zyrtarët kanë thënë se 68 persona janë shpëtuar nga zjarri në ndërtesën nëntëkatëshe. “Sipas raportimeve nga pilotët, arsyeja e rrëzimit ka qenë zjarri në një prej pajisjeve të aeroplanit gjatë uljes në tokë”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Në disa pamje janë parë banorët lokalë duke tentuar t’i ndihmojnë njërit prej pilotëve, i cili shihet i shtrirë në tokë, me një parashutë mbrapa tij. Qyteza Jeisk gjendet afër zonës së luftës në lindje të Ukrainës dhe qytetit të shkatërruar të Mariupolit. Kremlini ka urdhëruar autoritetet kombëtare dhe rajonale për të ofruar "gjithë ndihmën e nevojshme” për viktimat. Komiteti Hulumtues i Rusisë ka thënë se ka hapur hetime penale dhe se hetuesit janë dërguar në skenën e sulmit.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02