Top News – Avioni përplaset mbi shtëpitë / Shkatërroi ndërtesa e makina, disa viktima
23/05/2025 12:00

Disa persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në një lagje të Kalifornisë të enjten, duke shkatërruar një shtëpi dhe duke i vënë flakën më shumë se shjetë makinave. Të paktën 10 shtëpi u goditën nga mbetjet dhe automjetet në të dy anët e një rruge u dogjën kur Cessna 550 u përplas në tokë, duke lëshuar karburant në një pjesë të San Diegos, ku jetojnë kryesisht familje ushtarakësh. Ndihmës Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të San Diegos, Dan Eddy, u tha gazetarëve se një shtëpi ishte dëmtuar rëndë, por se askush në tokë nuk ishte lënduar. "Kur avioni goditi rrugën, ndërsa karburanti i avionit derdhej, ai shkatërroi çdo makinë që ishte në të dy anët e rrugës," tha ai. Avioni kishte gjashtë persona në bord, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së. Një nga viktimat u identifikua si Dave Shapiro, një agjent muzikor i cili themeloi Sound Talent Group me seli në San Diego. Kompania tha se dy anëtarë të tjerë të stafit që ishin në bordin e avionit kishin vdekur gjithashtu. Departamenti i Policisë së San Diegos tha të enjten pasdite se të paktën dy persona kishin vdekur, por skuadrat e emergjencave që mbërritën në vendngjarje thanë se avioni ishte shkatërruar plotësisht dhe ata prisnin që numri i viktimave të rritej. Ndërkohë, vetë banorët tregojnë se si kishin ndihmuar fqinjët që të shpëtonin nga flakët. Menduam në fillim se ishte një tërmet. Kishte tym dhe flakë kudo – thotë një banore e cila, bashkë me të birin kishin vrapuar të ndihmonin fqinjët të shpëtonin nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët. Hetuesit kanë nisur tani një hetim për të zbardhur cfarë ka ndodhur. Por të dhënat e para tregojnë se aksidenti ndodhi në kushtet e një mjegulle të dendur.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04