Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell dhe po bëhet gati për provën e dytë, duke i detyruar kompanitë ajrore të përgatiten për revolucionin e fluturimit. Kompania izraelite, Eviation Aircraft, nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta. Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.