Vladimir Putin anuloi fluturimin e avionëve mbi moskë në ditën e fitores në momentin e fundit sepse kishte frikë për një sulm të mundshëm ajror. Parada ushtaraka do të përfshinte edhe 77 avionë ushtarakë në demonstrimin e fuqisë ushtarake të Rusisë mbi sheshin e kuq në Moskë, përfshirë edhe atë që njihet si avioni i apokalipsit ose Kremlini fluturues, nga ku Putin do të vazhdonte të qeveriste vendin në rast të një sulmi bërthamor. Por Putin, e anuloi spektaklin në qiell vetëm pak para paradës duke fajësuar për këtë motin e keq.