Ky është momenti kur një avion i British Airëays u godit nga rrufeja, ndërsa përmbytjet shkatërruese bënë kërdinë në qytetin më të madh të Brazilit. Airbusi A350 ishte i ndalur në Aeroportin Ndërkombëtar Guarulhos më São Paulo kur u godit nga rrufeja gjatë një stuhie masive. Avioni, i cili udhëtonte për në Heathroë të Londrës, u vonua pasi iu nënshtrua inspektimeve shtesë ndërsa 21 fluturime të tjera u devijuan për shkak të motit të keq. Pavarësisht skenave tronditëse, ekspertët e aviacionit konfirmuan për mediat braziliane se goditjet e rrufeve në avionë janë të zakonshme dhe përgjithësisht të padëmshme. Kjo falë veçorive të avancuara të sigurisë që mbrojnë pasagjerët nga shkarkimi elektrik.