Nëntë avionë luftarakë amerikanë janë ngritur në fluturim pasi pesë aeroplanë ushtarakë rusë u panë duke fluturuar drejt Alaskës. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, NORAD, tha të enjten se zbuloi dhe gjurmoi disa avionë ushtarakë rusë që operonin në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës. NORAD zbuloi dhe gjurmoi dy Tu-95 rusë, dy Su-35 dhe një A-50 që operonte në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, tha organizata e mbrojtjes amerikane dhe kanadeze në një deklaratë. NORAD tha se u përgjigj duke ngritur në fluturim dy F-16, dy F-35, një E-3 dhe katër KC-135 për të kapur, identifikuar dhe shoqëruar avionët rusë.