SHBA po shqyrton mundësinë e dërgimit të avionëve ushtarakë amerikanë në Ukrainë – tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë të premten ndërsa konflikti me Rusinë po hyn në muajin e gjashtë të tij dhe luftimet janë ndezur në Ukrainën lindore. Ndërsa administrata Biden ka bërë eksplorimet paraprake për fizibilitetin e sigurimit të mundshëm të avionëve për ukrainën, lëvizja nuk është dicka që mund të bëhet shpejt – tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.