Aventura e një 16 vjeçari duke marrë mjetin pa lejën e prindërve ka përfunduar me një aksident pasditen e së shtunës në Vlorë. I riu ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me vitrinën e nje dyqani ku ka goditur një kliente që ishte duke blerë. Gruaja ka marrë lëndime, por pa pasoja për jetën.