Forcat ruse kanë marrë një pozicion më të favorshëm afër Avdiivkës dhe Donetskut dhe kanë zbrapsur shtatë kundërsulme ukrainase – tha ministria ruse e mbrojtjes të dielën. Ajo tha se trupat ruse kishin zbrapsur ato ukrainase afër Klishchiivkas, Dyleyevkas dhe Kurdiumivkas në rajonin e donetskut dhe kishin marrë pozicione më të mira afër Avdiivkës. Të premten, ministria tha se forcat ruse kishin avancuar më në perëndim, pasi kishin marrë kontrollin e avdiivkës një javë më parë. Analistët e institutit për studimet e luftës thonë ndërkohë se më shumë rusë kanë humbur jetën në përpjekjen për të marrë nën kontroll avdiivkën, se sa gjatë gjithë konfliktit sovjetiko-afgan. Dhe në fakt, qyteti u mor nën kontroll nga rusia pas muajsh luftime të ahspra.