Në filialin e një poste private në Tiranë u grabit një shumë parash mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21.15 minuta. Policia e Tiranës pasi mori njoftimin, bëri të mundur kapjen e autorit të grabitjes së parave, i cili u identifikua përmes kamerave të sigurisë së postës, por edhe nga kamerat e bizneseve përreth. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Filiali”, uniformat blu vendosën në pranga një 27 vjecar. Ky i fundit i identifikuar si Ordis Molla hyri në filialin e postës private në rrugën '5 Maji' dhe i maskuar me veshje të zeza dhe skafandër në kokë, mori xhiron ditore.