Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi në lagjen Kala në qytetin e Elbasanit, teksa ky i fundit po kthej në shtëpi. Grupi hetimor ka siguruar filmimet e kamerave të sigurisë pranë zonës së ngjarjes, duke identifikuar kështu 2 autorët që dhunuan me mjete të forta 51 vjecarin, ndërsa e lanë këtë të fundit në gjendje të rëndë.