Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia pasi janë autorë të tre vjedhjeve të kryera gjatë muajit tetor në biznese dhe banesa. Si rezultat i operacionit të koduar “Trekëndëshi” u arrestuan, shtetasi me iniciale M. K., 20 vjeç, G. V., 19 vjeç dhe një 16-vjeçar, të tre banues në Vlorë.