Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar propozime për autonomi të zgjeruar në pjesën veriore të Kosovës apo Asociacion me kompetenca ekzekutive. Ajo i ka bërë këto deklarata nga Podujeva, teksa ka konfirmuar takimin me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.