Një automjet tip Renault Megane ka shpërthyer në flakë në lëvizje në autostradën Fier-Vlorë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi mundi të dalë me shpejtësi nga makina. Menjëherë u bë njoftimi I efektivëve të zjarrfikëses, ku pavarësisht ndërhyrjes së tyre, mjeti u shkrumbua plotësisht. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në motor, ku më pas flakët u përhapën me shpejtësi.