Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Pogradec. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, dhe është larguar nga vendngjarja. Pak minuta më vonë autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë. Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.