Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Gjadrit. Një automjet përplasi një motoçikletë, për pasojë drejtuesi i motoçikletës Zef Paloka 64 vjeç mbeti i plagosur rëndë. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në pyetje do merret edhe drejtuesi i automjetit.