Një aksion policie ka goditur një grup personash që trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës. Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular. Në pranga kanë rënë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj.