Një autobus me turistë nga Kosova, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Vlorë, ndërsa u përplas me një pemë në anë të rrugës për të shmangur përplasjen me një betoniere. Shpejtësia e betonieres e frikësoi shoferin e autobusit me 50 turistë që të devijonte dhe të përplasej me pemën, por fatmirësisht pa pasojë. Pasagjerët janë trembur, por asnjë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa autobusit iu thye xhami i përparmë. Policia në vendngjarje kreu veprimet proceduriale.