Ky është momenti kur njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, kanë ndaluar një autobus Autostradën “Ibrahim Rugova”, në të cili janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis. Aumjeti I cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë, u shoqërua për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.