Situata në Urën e Ibrit në Mitrovicë është aktualisht e qetë dhe sipas Kosovapress, aty shihen qytetarë duke kaluar ndërsa rreth pesë makina të karabinierëve italianë të KFOR-it qëndrojnë mbi të. Pak orë më parë, sipas Kosovapress, në Urën e Ibrit ishin të pranishme tre autoblinda të KFOR-it cka sinjalizon se misioni ka shtuar patrullimet në urë dhe përreth saj. Hapja e paralajmëruar e urës, ka cuar në ndezjen e debateve në kosovë dhe shtimin e frikës për tensione të reja. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, paralajmëroi se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë. Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri albin kurti përsëriti se hapja e urës nuk është kundër askuajt, aq më pak kundër partnerëve të kosovës.