Top News – Austri, shtohen rastet/ Vendi gati për mbylljen e shkollave
13/11/2020 16:06

Austria, sipas Reuters, po përgatitet për mbylljen e shkollave dhe ashpërsimin e mëtejshëm të masave që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Një vendim përfundimtar për këtë pritet të merret ditën e shtunën. Thuhet se dyqanet e vogla mund të vazhdojnë të qëndrojnë hapur, por jo qendrat tregtare ku ka grumbullime të mëdha njerëzish. Qeveria austriake njoftoi përpara pak kohësh një sërë masash të reja që përfshinin ndalimin e qarkullimit nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Po kështu shërbimi i bareve dhe restoranteve do të ishte vetëm “merr me vete”, e do të mbylleshin edhe palestrat dhe muzetë. Kancelari Sebastian Kurz shpjegoi se nuk e pati të lehtë marrjen e një vendimi të tillë, por shtoi se ai ishte i domosdoshëm. Vendi thuhet që të ketë mbërritur një nivel rekord prej më shumë se 9.500 infektimesh në ditë, çka shton trysnin mbi kapacitetet spitalore. Austria nuk është vendi i vetëm europian që po përballet këto ditë me një shtim të rrufeshëm të rasteve. Franca ka rikthyer dhe ajo në masë të madhe izolimin, e Britania gjithashtu. Greqia ka njoftuar edhe ajo në karantinë të pjesshme dhe Belgjika i është rikthyer masave të izolimit kombëtar pasi shifrat treguan se kishte nivelin më të lartë të infektimeve ne Europë.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45