Presidenti i republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, takoi këtë të dielë arbëreshët e Italisë, pasi u ndal në komunën e Roshanos. Begaj takoi atje autoritetet vendore të komunës dhe të rajonit të Abrucos si edhe përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe diasporën e re shqiptare të vendosur atje në tre dekadat e fundit. Begaj edhe u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Simone Palozo.