Greqia vijon me ofensivën retorike e diplomatike ndaj Shqipërisë për lirimin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lirojnë pa vonesa Fredi Belerin, që u bë kryebashkiaku i parë në Shqipëri i zgjedhur nga qelia. Dendias bëri të paditurin në lidhje me provat duke thënë se nuk e kupton se përse po mbahet ende në paraburgim Fredi Beleri dhe kërcënoi se zgjatja e mëtejshme e kësaj situate do të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.