Tensionet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë rikthyer sërish. Ministria e Jashtme greke i është përgjigjur kryeministrit Hristian Mickoski për deklaratën e bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mickoski tha gjatë një takimi të mbajtur me emigrantët se qeveria e tij në shtatë muajt që është në pushtet po përpiqet fort për zhvillimin ekonomik te vendit, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme pasi duhen përpjekje për të zgjidhur përfundimisht çështjen maqedonase. Por ministria e punëve të jashtme greke përmes një deklarate ka theksuar se “çështja maqedonase është e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës”