Moti i keq ka goditur greqinë, me rrugët që janë shndërruar në lumenj për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të menjëhershme. Pamjet e motit të çmendur, të postuara në mediat sociale, tregojnë makina që lundrojnë nëpër rrugë dhe shi të rrëmbyeshëm që ua bëjnë të pamundur shoferëve të drejtojnë mjetet. Stuhia Byron i ka lënë banorët në të gjithë Athinën të mbyllur në shtëpitë e tyre, pasi qyteti përjetoi ditën me reshjet më të dendura të shiut në më shumë se një dekadë, sipas ekspertit të menaxhimit të fatkeqësive natyrore Thodoris Kondylis.