Gjurmët e ADN-së së gjetura në gëzhojat që mbetën pas në atentatin terrorist ndaj Top Channel janë çuar për ekspertizë te Europol dhe Interpol. Qëllimi i grupit hetimor është krahasimi me bazën e të dhënave të ADN-së që kanë këto dy institucioneve ndërkombëtare në përpjekje për të identifikuar të paktën njërin nga tre autorët pjesëmarrës në sulmin ndaj Top Channel. Gazetarja Anila Hoxha tha në Zona Zero në Top Neës se nga krahasimi me bazën e të dhënave të ADN-së në Shqipëri është përjashtuar mundësia që prova e gjetur në gëzhoja t’i përkasë ndonjërit nga gjashtë oficerët e policisë që u morën me mbledhjen e provave.