Me kërkesë të Prokurorisë Fier, Gjykata ka dënuar me nga 25 vite burgim shtetasit Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe për armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve, u provua se Laert Hasalla me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij Romeo Hasallws, ka bashkëpunuar me Mariglen Matjanin, të cilit i ka porositur eleminimin fizik të kushëririt Marjo Hasalla.