Pa u mbushur 24 orë nga shpërthimi me tritol në një hotel në zonën e kanalit të Çukës në Sarandë, Policia ka nisur hetimet, për të cilat janë në tavolinë disa pista. Njëra prej tyre nuk lidhet me një incident, apo hakmarrje e momentin, por me një zinxhir të gjatë, që nis dy dekada më parë.