Nipi i Adrian Nikulajt dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në vendngjarje, në momentin që breshëria e plumbave u zbras drejt berberhanes, madje dyshohet se edhe është plagosur me një plumb. Po ashtu, prezent në ambientin ku ndodhi ngjarja ishte edhe një punonjës policie, i cili ka dëshmuar para uniformave blu se ndodhej rastësisht në berberhane dhe se nuk ishte në shërbim në momentin e atentatit.