Top News-Atentati ndaj kushëririt të ‘Kumbarit’/Autori zbrazi karikatorin ndaj 60 vjeçarit
01/05/2022 11:26

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mbrëmjes së të shtunës në qytetin e shkodrës, ku u plagos me armë zjarri Dedë Planaj, i afërmi i Bardhok Planajt, i njohur ndryshe si “Kumbari” i drogës, i cili u ekzekutua rreth një vit më parë. Sipas të dhënave paraprake por edhe dëshmisë së të plagosurit, ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti ku ai punonte në lagjen Dobrac të qytetit verior. Ka qenë ora 22:00 e mbrëmjes kur një person që udhëtonte me motor ka zbritur prej tij dhe nga një distancë prej 3 metrash i ka zbarazur të gjithë karikatorin e pistoletës. 60 vjeçari ka marrë 5 plumba, në këmbë, dorë dhe brinjë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk i goditi në organet jetësore. Tashmë ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Pas atentati, autori u largua me motorin e tij drejt Koplikut, një rrugë kjo e cila ka shumë rrugica dhe që mendohet të jetë përdorur prej tij për të humbur gjurmët. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po heton të shkuarën e të plagosurit. Gjithashtu janë marrë dhe kamerat e sigurisë të karburantit të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi hetimet.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23