GJKKO ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të dy të akuzuar në lidhje me atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Vendimi është i ankueshëm, ndërsa seanca u shty për datën 5 dhjetor. Gjatë seancës, Plaurent Dervishaj pati një përplasje verbale me trupin gjykues, duke deklaruar se gazetarët po “dizinformonin” deklarimet e dëshmitarëve. Ai njoftoi heqjen dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani, duke shtuar se nuk do të marrë më pjesë në seancat e ardhshme. Pas kësaj deklarate, Dervishaj u largua nga salla. Përpara se avokatët e tij të largoheshin nga salla kërkuan që media të përjashtohej nga salla.