Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, të ekzekutuar me 71 plumba në shtëpinë e tij. Ai ka përfituar nga gjykimi I shkurtuar me një të tretën e dënimit. Ilir Beqaraj akuzohet se ka pasur rolin e ndihmësit në këtë ekzekutim mafioz të kryer në bashkëpunim. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” , dhe “Falsifikim dokumetesh”.