Dështon një atentat me snajper në plazhin e Durrësit. Një ditë më parë një person i ka shpëtuar një atentati në zonën e plazhit, në sektorin "Apollonia" të lagjes 13 të Durrësit. Nga një furgon në lëvizje është qëlluar në drejtim të një personi që sapo ka dalë nga një automjet Mercedes Benz G-Class. Personi i shënjestruar i ka shpëtuar plumbit dhe paraprakisht dyshohet se e shtëna ka qenë një paralajmërim ndaj tij.