Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ishte këtë të hënë në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbroijtjen për buxhetin e vitit 2026, ndërsa foli dhe për atentatin në Rinas me dy viktima. Ai tha se për çështjen e rekrutimit të agjentit Muçi Shaljani që mbeti viktimë AMP ka bërë kallëzim në prokurori, ndërsa shpejgoi për deputetët e opozitës se u morën dhe masa disiplinore ndaj disa efektivëve që u përjashtuan deri më përfundimin e procedurave hetimore.