Prokuroria e Tiranës I ka kaluar për kompetencë SPAK-ut çështjen e atentatit të Rinasit me dy viktima, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaçme.