Top News- Atentati mafioz ndaj shqiptarit në Itali/ Zbulohet identeti, u vra pak pasi doli nga burgu
19/08/2022 15:42

Elson Kalaveri është shqiptari i ekzekutuar me pistoletë mbrëmjen e së enjtes në Piza të Italisë. 36-vjecari ndodhej si pasagjer në një automjet tip Benz, kur autori i është afruar dhe ka qëlluar me pistoletë drejt tij. Kanë qenë ekspertët e policisë italiane ata të cilët kanë identifikuar viktimën dhe më pas kanë lajmëruar autoritetet shqiptare. Kalaveri, ashtu siç dhe u raportua është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka plagosur një person me armë në vitin 2014. Konkretisht është përplasja me Gentian Keçin, një mik ku pas një konflikti me të, e goditi me plumb në kokë. Autori u arrestua nga policia dhe më pas gjykata e dënoi me burg. Sipas informacioneve Kalaveri kishte vetëm pak kohë që kishte përfunduar dënimin në Shqipëri dhe ishte zhvendosur drejt Italisë. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, hetuesit dyshojnë se autori është shqiptar. Ai ka goditur disa herë me pistoletë në drejtim të Kalaverit duke e lënë të vdekur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një automjet largohet me shpejtësinga vendngjarja, e cila sipas autoriteteve ka qenë e autorit. Personat të cilët janë gjendur aty në momentin e krimit janë marrë në pyetje nga policia në cilësinë e dëshmitarit.

Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41