Arben Spahiu dhe Arsen Preci, do mbetën në burg, deri kur gjykata të vendosë përfundimsht për fatin e tyre. Ishte ky vendimi i Gjykatës së Apelit, duke konfirmuar kështu vendimin e gjyaktës së Elbasanit, që vendosi masën arrest me burg ndaj këyre dy personave. Spahiu dhe Preci akuzohen se u urdhëruan nga Erion Alibej për të eliminuar Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, atentat i cili dështoi, pasi u parandaluar në kohë nga efektivët.