Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Vladimir Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30 tetor të vitit 2022. Ndaj tij është ngritur akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ Prokuroria ka dërguar në gjyq edhe 4 të pandehurit e tjerë, Gjelosh Krasniqin, Kened Antonin dhe dy shtetasit përkatësisht me inicialet E.H. dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.