Një 27 vjecar nga Vlora është ekzekutuar në orët e mbrëmjes së të martës në aksin rrugor Orikum Llogara në Dukat-Fushë të Vlorës. Viktimë e atentatit ka mbetur Benjamin Bezhanaj, që sipas burimeve paraprake mendohet të ketë pasur një të kaluar kriminale. Madje, mësohet se ai ka qenë në burg në Itali para disa kohësh.