Biznesmeni Spiro Iljadhi i cili u qëllua me breshëri plumbash në Sarandë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas raportimeve, plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Ai ndodhet në sallën e operacionit. Spiro Iljadhi, pronari i lokalit “Bar Orange” në Sarandë, u qëllua me 20 plumba orët e para të mëngjesit. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë, por për fat të keq është plagosur edhe një turist.