Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të makinës së kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi. Ky i fundit ka qenë shënjestër e atentatit, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur nënpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës. Nga informacionet thuhet se kanë mbetur të plagosur shtetasit Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini. Autori i sulmit dyshohet se është person i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.