Një 51 vjecar shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri në Greqi, konkretisht në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi. Andrea Kalemi mbeti i plagosur pas një konflikti me një tjetër person. Sherri fillimisht nisi me përplasje fizike, e më pas autori nxori armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë drejt 51 vjecarit. Ky i fundit mbeti I plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjrncë në spital ,ndërsa bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.