Një sasi tritoli ka shpërthyer pas mesnatës së të enjtes në shtëpinë e një punonjësi policie në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 minuta në fshatin Hot I Ri në Shkodër, pranë murit të banesës së Pëllumb Vukës. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë si dhe është dëmtuar edhe mjeti I tij tip Benz I parkuar para banesës. Efektivi ka qenë I pranishëm në banesë në momentin e shpërthimit bashkë me familjen e tij. Pëllumb Vuka, oficer krimesh ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe pista kryesore e hetimeve është ajo për shkak të detyrës.