Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë. Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve shitës i një dyqani aty afër. Ngjarja ndodhi në lagjen Çole, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një makine tip benz me të cilën po udhëtonte 30-vjeçari Kejvi Hajrulla. Ai mori plagë të shumta në trup, ndërsa plumbat nuk kursyen as Armand Spahiun që ndodhej aty pranë. Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit kurse autorët u larguan me shpejtësi.