Athina u trondit nga një sulm mafioz që pati për shënjestër dy shqiptarë. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15 në veri të Athinës, jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi teksa ishin duke qarkulluar me një makinë, e cila ishte vjedhur më herët këtë të diel. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një atentat i mirëorganizuar, që ka për prapavijë larje hesapesh.